Tahiri për masat e Qeverisë: Eksperimenti ka nisur

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me masat e reja të Qeverisë se Kosovës duke thënë se “eksperimenti ka nisur!”.

Sipas Tahirit, mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez.

Kurse për masat rreth lejimit të dasmave dhe ahengjeve deri në 10 persona, Tahiri është shprehur se kjo është shakaja më e madhe që i bëhet gastronomisë.

“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur!”, ka shkruar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme