Tahiri: Prishtina nuk e prezanton të vërtetën e komunave të Kosovës

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 19:21 | Nga

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk e prezanton të vërtetën e Komunave.

“Njerëzit që nuk kanë garuar kurrë nuk e kuptojnë garën zgjedhore”, tha Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Tahiri, i cili kishte kandiduar për Kryetar të Prishtinës më 2009, ka thënë se garimi në zgjedhje të merr shumë energji, dhe ka bërë dallimin mes Prishtinës dhe vendeve të tjera.

“Në Prishtinë është pak më lehtë se mundësitë janë të mëdha”.

“Për kandidatë në komuna të vogla dhe të mesme me pak të hyra vetanake, procesi i premtimit dhe i kontraktimit për diçka zhvillimore ka filluar të bëhet i pabesueshëm, dhe prandaj e kanë të vështirë”.

Sipas Tahirit, Prishtina është në Kosovës por nuk e prezanton të vërtetën e komunave të Kosovës.

Ai tha se në Prishtinë janë shumë të mëdha mundësitë, në veçanti me financimin e qëndrushem lokal.

“Barra mbi komunat është shumë e madhe”, tha Tahiri, duke shtuar se formulat e financimit në arsim dhe shëndetësi nëpër komuna janë gabim.

“Ato duhet ndryshuar përmes ligjit për financa dhe ligjeve sektoriale”.

Tahiri ka kërkuar që të bëhen reforma të thella në mënyrë që të hyrat vetanake të shpenzohen për qytetarët e dhe jo të shpenzohen në paga.

Tjetër problem të cilin Tahiri e ka identifikuar është me shërbimet rrjedhëse, të cilat sipas tij janë vështirë të mbushen.

“Porosia ime për ta, ju lutem kapuni në mundeni në një apo dy tema të qytetit”, tha Tahiri duke iu referuar kandidatëve për kryetarë komunash.

Ndërkaq për Prishtinën, Tahiri ka thënë se problemin më të madh ky qytet e ka me trafikun e madh në qendër, ndërsa problemi i dytë lidhet me zgjerimin e qytetit.

Për fund, Tahiri ka thënë se do të lobojë që Ligji për Prishtinën të kalojë, dhe ka shprehur besimin e tij që ky ligj do të kalojë shumë shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme