Tahiri: Në Ligjin për Zyrtarët Publikë s’u përfshinë rekomandimet e BE-së, ky ligj i shërben VV-së

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 10:57 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se qeveri e Kosovës mbrëmë e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa konsultime paraprake, pa përfshirjen e rekomandimeve të BE e SIGMES si dhe pa trajtimin e kërkesave që kanë dal nga aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe në këtë formë është problematik dhe në funksion të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri tha se VV-ja përmes këtij projektligji është duke kapur e politizuar administratën e shtetit, ai tha se nuk do ta lejojnë këtë dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveri e Kosove dje në një takim në një mbledhje elektronike e ka votuar ligjin për zyrtaret publikë pa as një ditë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të BE e SIGMES e pa trajtimin e kërkesave që kanë dal nga aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese”.

Ai para mediave ka paraqitur pikat, që sipas AAK-së janë problemet fundamentale të këtij projektligji.

“Ky projekt ligj shkel të drejtat e punëtorit, është një hap për kapjen e administratës së shtetit dhe akomodimit të personave publik. E bën ligjin problematik dhe në funksion të VV-së. Kjo Qeveri do mbahet mend për numrin më të madh të ushtruesve të detyrës. Shteti i Kosovës është shteti i vetëm në Evropën Juglindore që institucionet udhëhiqen me ushtrues detyre, në administratë, kryeministri dhe presidencë udhëhiqen me ushtrues detyre. Ajo çka na brengos është kthimi i mandatit që është në kundërshtim me mandatin sipas të cilit mandatet vlejnë vetëm. Është tragjike për një shtet që përmes një procesi jo transparent të konsolidohet kapja. Dera e fundit është Gjykata Kushtetuese dhe për këtë do të marrim veprime”, ka thënë ai.

Tahiri: Zgjedhjet në Veri kthim prapa, eksperimenti i Kurtit s’e shtyri përpara sovranitetin

Si kthim prapa e ka cilësuar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, vendimin e Komisionit Qendrore Zgjedhor, i cili vendosi që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në kate komunat në Veri të Kosovës, pas procesit të suksesshëm të mbledhjes së nënshkrimeve sipas Udhëzimit Administrativ.

“Si AAK ne kemi kërkuar që shteti në atë pjesë mos të merr veprime në të cilat pastaj duhet qeveria dhe shteti i Kosovës të kthehet prapa”, ka thënë ai.

Eksperimentimi i Albin Kurtit me zgjedhjet në Veri të Kosovës, sipas Tahiri, i ka dëmtuar interesat e Kosovës.

Ky eksperimentim, në vlerësimin e tij, nuk është që e ka shtyrë përpara as sovranitetin as që e ka ndihmuar Kosovën.

“Thjeshtë është bërë për aspekt elektoral, puro politik, në asnjë moment institucional. I gjithë elementi dhe eksperimentimi që u lidhte gjoja se me mbrojtjen e sovranitetit shumë shpejt do të shihet a do të jetë apo jo ashtu”, ka potencuar ai.

Të ngjashme