Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se e ka tërhequr nënshkrimin e tij për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ky veprim i Deputetit Tahiri vie vetëm pak ditë pasi shumica e deputetëve kshin nënshkruar për zhbërjen e Dhomave të Specializuara.
Tërheqjen e nënshkrimit të tij sa i përket shfuqizimit të spciales, Labinot Tahiri e shfaqi përmes llogarisë së tij në Facebook:
”E TËRHEQA NËNSHKRIMIN!!
E rëndësishme dhe e duhur për popullatën e shqetësuar! Qytetarë të dashur, sot, e kam tërhequr nënshkrimin tim, të cilin e dhashë para një muaji për ndryshimin e dhomave të specializuara.
Duke pasur parasysh se shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës, unë nuk jam njëri ndër t’a. Kam nënshkruar me loqkën e zemrës për ata mijëra luftëtarë duke menduar se është një gjë e mirë për të cilën e çmova luftën për Liri, të cilën do ta çmoj përjetësisht.
Pa dyshim se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën. Unë nuk bëj pjesë në kalkulimet politike, nuk jam kalkulant.
Nuk jam vegël e asnjërit lider politik apo person i cili bën kalkulime personale për t’ia lënë patatet e nxehta në duar tjetërkujt, gjë që i bie se kërkesa ( iniciativa) ka mbetur në dorën e deputetëve, e cila nuk është në dorën e Deputetëve.
I’u lajmëroj publikisht ambasadorëve të shteteve mike, siç janë:
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Z . Greg Delawie.
Ambasadori i Britanisë,
Z . Ruairi O ‘Connell.
Ambasadorit të Gjermanisë
Z. Christian Heldt.
Zonjën Apostolova dhe zyrën e BE-së në Kosovë, se unë Labinot Tahiri, tërheq nënshkrimin tim si deputet nga ajo iniciativë me skenare të ndryshme, e cila akoma është (AKTIVE).
As nuk kam qenë votues i Gjykatës Speciale’ dhe as nuk dua të jem pjesë e diçkaje që nuk mund të qohet përpara!
Do të vazhdoj me sakrificat e mia për popullatën dhe vendin tim në forma të ndryshme.
Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, përfundon Tahiri, njofton Klan Kosova.
Deputeti Labinot Tahiri, pati thënë se qëndron prapa nënshkrimit të tij dhe nuk është i atillë që ”e hedhë gurin dhe e fshehë dorën”.