Takime interesante në Kupën e Kosovës

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohet xhiroja e dytë e Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Në këtë xhiro do të garojë edhe skuadra e Sperligës KB Lipjani, derisa kush fiton depërton në xhiron tjetër.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe Golden Eagle Ylli B, kurse më pas takohen edhe New Basket-Megasport, Lipjani-AS Prishtina dhe Vëllaznimi-Borea.

Ndeshjet pritet të jenë mjaft interesante, me skuadrat që synojnë të arrijnë sa më lartë për Kupë.

E hënë

14:00 Istogu – Golden Eagle Ylli B

17:00 New Basket – Megasport

19:30 Lipjani [Skuadra e vetme nga Superliga] – AS Prishtina

20:00 Vëllaznimi – Borea.

Të ngjashme