Takime sekrete, konfirmohet trajneri i ri i PSG

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 13:22 | Nga

Ka kohë që është bërë lajm trajneri i Paris Saint-Germain dhe lëkundja e stolit të tij tek skuadra franceze, e madje zërat janë që Unai Emery, do të largohet në fund të këtij sezoni.

Ky largim i tij, pritet se do të vjen për shkak se trajneri spanjoll dështoi të përmbush objektivat e pronarëve të PSG-së, e që ishte Liga e Kampionëve, ku u eliminuan qysh më herët nga Real Madrid.

Media amerikane, më saktësisht rrjeti “ESPN”, thuhet se sipas burimeve të tyre, e kanë kuptuar cili di të jetë trajneri që do të zë bankinën e ekipit parisien sezonin e ardhshëm.

Madje, ishin përfolur emra të shumtë dhe të mëdhenj të futbollit për këtë post, por në fund duket se do të fitojë ai më pak i preferuari i Nasser Al-Khelaifit.

Khelaifi që nga fillimi kur filloi të qarkullonte lajmi për largimin e Unai Emery, kishte pasur një listë emrash, të cilët ishin kandidatë potencial për stolin e PSG-së, emra si Antonio Conte, Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti apo edhe Luis Enrique, por në fund sipas “ESPN”,duket se garën e ka fituar 44 vjeçari, ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.

Në fakt gjermani Tuchel qëndroi në bankinën e Dortmund për dy vite, para se të shkarkohej vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë kishte qenë duke pushuar dhe duke i shqyrtuar ofertat.

Ofertat nuk mungoni për të, madje as edhe nga gjiganti gjerman, Bayern Munchen, të cilët janë në kërkim të zëvendësuesit të Jupp Heynckes, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra bavareze.

Për më shumë, burimi i “ESPN”, shkon edhe më tutje duke thënë se, pak ditë më parë skuadra e Bayern Munchen e kishte kontaktuar Tuchel, mirëpo 44 vjeçari i ishte përgjigjur bavarezëve duke i thënë: “Jeni vonë! Tashme e kam arritur akordin me një klub të madh”.

Kjo përgjigje e tij, aludon në atë se, Tuchel veçse në fshehtësi është pajtuar me kushtet që drejtuesit e PSG-së i kanë ofruar dhe e ka pranuar ofertën, gjithnjë sipas këtij burimi të “ESPN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme