Talenti 17-vjeçar që po shkëlqen me KEK-un

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 10:31 | Nga

Mesfushori i talentuar kosovar, Atdhe Grajçevci, po shkëlqen me skuadrën e KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Talenti 17-vjeçar nga Kosova i cili në këtë vit është huazuar në Obiliq nga Prishtina, është një ndër futbollistët kryesor në skuadrën e KEK-ut e drejtuar në këtë edicion nga trajneri Musa Selimi. “Jam shumë i kënaqur me paraqitjet që kam bërë dhe pres që ta ndihmojë sa më shumë KEK-un në këtë edicion”, ka thënë Atdhe Grajçevci për Arbresh.info

KEK-u pas javës së dhjetë ndodhet në vendin e tretë me 17 pikë të tubuara teksa mëton kthimin në elitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme