Talibanët vrasin 26 militantë proqeveritarë në Afganistan

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët afganë kanë thënë se një sulm i talibanëve kundër forcave proqeveritare i kanë lënë të vdekur të paktën 26 anëtarë të grupeve militante në provincën veriore të Baghlanit.

Kryetari i kësaj province, Fazeluddin Muradi, tha se në këtë sulm kanë mbetur të plagosur së paku tetë luftëtarë të qeverisë. Raportohet se beteja mes tyre dhe talibanëve ka zgjatur disa orë të premten vonë në zonën e Nahrinit.

Një zyrtar policor, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste për media lidhur me këto luftime, e konfirmoi numrin e madh të viktimave.

Talibanët nuk e kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për këtë sulm, por së voni grupi militant i ka shtuar sulmet kundër forcave afgane të sigurisë.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara e kanë nisur një rund të ri të bisedimeve të paqes me talibanët në Katar, në mënyrë që t’i jepet fund luftës së gjatë civile në Afganistan, shkruan “Gulf Today”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme