Taravari: Do të përgjigjet ai që u mundua të kthejë kartonët e kaltërt

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 09:49 | Nga

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka informata se si ka ardhur deri te lëshimi në përdorim i kartonëve të kaltërt, kur nuk ka nevojë për diçka të tillë përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kartonë të kaltërt nuk do të duhen. Nuk do të kërkohen as në shëndetësinë primare e as në barnatore.

Vetëm me numrin e kartelës elektronike, edhe nëse janë me afat të skaduar, do të mund të kontrollohet nëse personi ka sigurim shëndetësor. Unë nuk e di se si ka ardhur deri te lëshimi në qarkullim i kartonëve të kaltërt, por duket se dikush dëshiron të krijojë ndonjë film nga kjo, sepse e dini që për shëndetësinë angazhohen shumë. Do të kërkojmë përgjegjësi nga ato që kanë lëshuar kartonët e kaltërt, kur nuk janë të nevojshëm’, tha dje ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai po ashtu paralajmëroi se do të ketë zgjidhje më të mirë dhe që nga java e ardhshme do të mbajnë mbledhje me Ministrin e punëve të brendshme dhe atë të Shoqëri informatike dhe administratë sepse duan të krijojnë një kartelë të përbashkët për identifikim personal dhe shëndetësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme