Që prej ndarjes së tij nga Dorina Podrimaj pas një lidhjeje 2-vjeçare, futbollisti i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka është përfolur disa herë për disa lidhje, por asnjëra prej tyre nuk ishte konfirmua… deri më tani.
Së fundmi Xhaka ka surprizuar ndjekësit e tij në Instagram duke dhënë disa detaje në lidhje me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: së pari ikona e një zemre krah shkronjës ‘A’ në profilin e tij dhe së dyti, etiketimi i emrit të vajzës së fundmi në një postim në Insta Story.
Bëhet fjalë për bukuroshen Arbnora, e cila gjithashtu jeton në Zvicër dhe që gjithashtu në profilin e saj ka ikonën e një zemre pranë shkronjës ‘T’.
Nuk dihet për sa kohë çifti është bashkë, por siç bën të ditur ‘Prive.al’, lidhja e tyre është aprovuar edhe nga familjet përkatëse, çka do të thotë se së shpejti ata mund të jenë gati për hapa të tjerë.