Të arrestuarit nga Policia janë aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 11:28 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer thotë se ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

Ndërkaq, siç mësohet të arrestuarit janë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje.

Të arrestuarit janë: Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi.

Edhe avokati Tomë Gashi ka bërë publik emrat e gjashtë të arrestuarve për sulmin e 4 gushtit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gusht 2016.

Sipas Prokurorisë Speciale, sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i gjashtë lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.

Siç theksohet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme