Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës përfundon llogaritja verore e kohës, duke kthyer akrepat pas për një orë, kur fillon periudha e llogaritjes dimërore të kohës.
Të dielën, më 28 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy. Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe sivjet matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet llogaritja verore e kohës.
Komisioni Europian më 12 shtator të këtij viti ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019.
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Kosova ende nuk ka marrë ndonjë vendim, ndonëse pritet që ai të jetë me atë të Bashkimit Europian, rikujton Koha.net.