Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët e Komunës se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht drejtoresha Lumnije Krapi se bashku me gjithë ekipin, organin mbikëqyrës, menaxheret dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë inspektuar gjitha rrugët në Komunën e Drenasit.

Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme, mirëpo tani Operatorët Ekonomik do të vazhdojnë ne hedhjen e kripës dhe zhavorit për të qenë rruga më lehtë e kalueshme dhe të mos ngrihen nga temperaturat e ulëta.

Operatorët Ekonomik edhe gjatë orëve të natës kanë qenë ne terren duke bërë pastrimin e borës dhe duke i hapur rrugët. Lusim të gjithë qytetarët të cilët kanë kërkesa e ankesa të kontaktojnë në numrat e organit mbikëqyrës;

Në loton e parë Operatori Ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, që mund ta kontaktoni në këtë numër për kërkesat emergjente, 049 978 949.

Ndërsa loton e dytë është Operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk), Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari, me këtë numër të telefonit 049 978 948.
Drejtoresha e DSHPE –së , Lumnije Krapi fton dhe njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me Operatorët Ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme