Të gjitha rrugët në Prishtinës janë të kalueshme

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 10:53 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se me gjithë reshjet e borës nga nata e mbrëmshme dhe sot, të gjitha rrugët si në qytet po ashtu edhe pjesët rurale janë plotësisht të kalueshme.

Komuna e Prishtinës i ka gjithsej 8 kompani të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, nga to 6 në pjesën urbane, kurse 2 në zonat rurale të territorit të Komunës.

“Lusim vozitësit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin pa pajisje dimërore. Po ashtu i inkurajojmë qytetarët që për çfarëdo problemi të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve falas në numrat: 0800 12233; 0800 12244 dhe 080012255”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

rruga
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme