Të gjitha rrugët në Rahovec të kalueshme

Rahovec | 19 Shk 2017 | 11:19 | Nga

Bora e rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm nuk ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Rahovecit, rrugët janë të kalueshme, ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Muhamet Behra.

Behra bën të ditur se kompania e cila është kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve ka qene e gatshme për intervenim dhe deri më tani është intervenuar në fshatin Zatriq.

“Të gjitha rrugët  janë të kalueshme dhe komunikacioni, po zhvillohet krejt normalisht pa ndonjë pengesë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme