Të hënën debati parlamentar, Tahiri: S’po shohim angazhim nga Qeveria për sigurimin e vaksinës

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 12:09 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën, më 26 prill, të jetë debati parlamentar i kërkuar nga kjo parti, lidhur me situatën me Covid-19 dhe sigurimin e vaksinën anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se situata me pandeminë është e rëndë ku ç’do ditë po vdesin dhjetëra persona dhe Kosova është vendi i fundit në Evropë sa i përket vaksinimit.

“Sot kryesia e Kuvendit vendosi që në ditën e hënë të diskutohet për sigurimin e vaksinës dhe shërbimet që u ofrohen qytetarëve pasi ju e dini qe është një situatë urgjente ku ende nuk e shohim një drite në fund të tunelit për sigurimin e vaksinave, dhe nuk po shohim një angazhim serioz nga institucionet dhe mendoj që ku debat parlamentar që do bëhet të hënën do ti kontribuoje sensibilizimit dhe rritjes së institucioneve të papërgjegjshme për situatën e pandemisë”

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë s’po shihet angazhim nga Qeveria Kurti për sigurimin e vaksinës.

Është gjendje alarmante me numrin e vdekjeve, andaj u bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit Vitia që të jenë prezentë në këtë debat, dhe nuk është vetëm kjo pasi kemi probleme edhe me kapaacitetet e spitaleve tona të mbushura me pacienta, dhe nuk është gjë e mirë. Kemi një kryeministër që nga ceremonia e famshme e sigurimit të vaksinave nga qeveria e kaluar, dhe nuk jep asnjë sqarim nga kjo situatë”, theksoi tutje ai.

“Jemi vendi i fundit në sigurimin e vaksinës, jemi keq, numri i të vdekurve po rritet”.

“Është lajm i mirë që disa nga institucionet e rëndësishme kanë dhënë shenja për furnizimin e Kosovës me vaksina, por nuk po shohim angazhim të Qeverisë së Kosovës, sikurse nga qeveritë e rajonit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka ftuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia të jenë pjesë e kësaj seance.

Të ngjashme