Të hënën mot me diell

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së hënë (28 mars), por edhe katër ditëve të ardhshme të javës, në Kosovë do të mbajë mot me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe temperatura tipike pranverore do të vazhdojë edhe për gjatë pesë ditëve të parashikimit. Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikojë edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik. Kjo situatë e parashikuar do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut, të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin. Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë”, ka njoftuar IHMK-ja.

Të ngjashme