Ekonomia Online
FUNDIT

Të ndarë me litar, kështu bëhet plazh në Francë

Të ndarë me litar, kështu bëhet plazh në Francë

Me sezonin turistik të verës pranë dhe me koronavirusin drejt zhdukjes, prioriteti kryesor i qeverive mbeten plazhet. Shumë vende janë duke ndjekur një protokoll strikt, për të ruajtur sigurinë dhe distancën mes pushuesve. Një hap të tillë ka ndërmarrë dhe Franca, e cila është një nga vendet më të prekura nga kjo pandemi. Në plazhet […]

Me sezonin turistik të verës pranë dhe me koronavirusin drejt zhdukjes, prioriteti kryesor i qeverive mbeten plazhet. Shumë vende janë duke ndjekur një protokoll strikt, për të ruajtur sigurinë dhe distancën mes pushuesve.

Një hap të tillë ka ndërmarrë dhe Franca, e cila është një nga vendet më të prekura nga kjo pandemi. Në plazhet e Francës, janë vendosur në dispozicion hapësira katrore, të rrethuara nga litarë të trashë. Kjo shikohet si një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur pushuesit nga një infektim i mundshëm.

“Ne po pretendojmë se kemi gjetur një zgjidhje të përsosur për të apasionuarit pas plazhit. Në këtë model mjafton vetëm që të vendosni peshqirin tuaj për t’u mbrojtur nga dielli dhe mos u shqetësoni aspak për shëndetin tuaj”, u shpreh një zyrtar lokal në Francë.

Të ngjashme