Të paktën tre të vdekur pas shpërthimit në Afganistan

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 14:33 | Nga
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë të lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në qendër të Kabulit në Afganistan.

Numri i të vdekurve pritet të rritet përderisa ambulancat janë duke dërguar të lënduarit nga zona diplomatike e qytetit për në spital.

Ende nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar shpërthimin, megjithatë kryeqyteti Kabul ka qenë objektivë e talebanëve dhe militantëve të tjerë disa herë gjatë muajve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme