A do të përforcohet Reali Madridi? Përgjigjet Zidane

Prishtinë | 30 Kor 2016 | 09:31 | Nga

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, insiston se ka në dispozicion skuadrën më të mirë në botë
Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane nuk është shumë i preokupuar me afatin kalimtar të kësaj vere, siç janë disa skuadra të mëdha evropiane.

Ai , insiston se ka në dispozicion skuadrën më të mirë në botë, por nuk e përjashton mundësin që të ketë ndonjë lëvizje deri me 31 gusht, ditën kur do të përfundoj afati i transferimeve.

“Unë mendoj që e kemi klubin më të mirë në botë, por, ne duhet ta vërtetojmë atë dhe për këtë jemi duke punuar”, ka thënë Zidane

“Deri më 13 gusht gjithçka mund të ndodh. Ka lojtarë që mund të largohen, por edhe që mund të vijnë”, ka theksuar ai.

Real Madridi është duke u munduar që ta transferoj Paul Pogban nga Juventusi, derisa është përfolur se James Rodrigues dhe Jesse mund të largohen nga skuadra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme