Të rinjtë e Prizrenit kërkojnë masa institucionale për parandalimin e vetëvrasjeve

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 13:15 | Nga

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit ka shprehur shqetësimin për rastet e vetëvrasjeve të 2 nxënëseve të SHMM “Luciano Motroni” dhe ka kërkuar veprime nga institucionet për parandalimin e rasteve të tilla, shkruan sot “Koha Ditore”.

policore dhe ato komunale në Prizren pak ditë më parë kanë konfirmuar se dy shoqe të klasës, që ndiqnin mësimet në SHMM “Luciano Motroni” brenda një jave i kanë dhënë fund jetës në mënyrë të ngjashme, duke u hedhur nga godinat në ndërtim e sipër.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit pos shprehjes së shqetësimit ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë dhe zbardhin të dyja rastet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme