Gjermanët e sllovenët interesohen për aktivitetet rinore në Prishtinë

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 16:08 | Nga

Një grup të rinjsh dhe përfaqësues të lartë nga Gjermania dhe Sllovenia, takuan Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci, për t’u njoftuar me punën e kësaj drejtorie dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit përfshirë, të gjitha sferat që lidhen me grupet rinore të këtyre vendeve.

Pjesë e këtij projekti janë edhe dy ambasadorë të rinj nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, e cila funksionon në kuadër të DKRS-së.

Ideja e kësaj vizite ishte zgjerimi i bashkëpunimit dhe gjetja e formave të përbashkëta me punën me rini në mes këtyre shteteve. Po ashtu, u diskutua edhe gjetja e një mundësie që për çdo vit, të realizohen vizita të ndryshme rinore, në mënyrë që qendrat rinore dhe organizatat që merren me rini, të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e ndryshme në mes këtyre shteteve.

Përfaqësuesit nga Gjermania dhe Sllovenia në kuadër të vizitës gjashtë ditore në Kosovë, vizituan edhe Qendrën për Këshillim në Karrierë në Prishtinë, si dhe Qendrën Rekreative në Gërmi.

saranda bogujevci1

Të ngjashme