Të rinjtë në Durrës protestojnë me arkivol

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Të rinjtë në Durrës kanë gjetur një formë jo pak të zakontë për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Ata ishin nisur drejt Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë, duke mbajtur një arkivol të mbuluar me flamurin shqiptar në duar, ndërsa janë ndalur nga efektivët.

Mësohet se ata janë ndaluar në afërsi të rotondos, ndërsa në polici është shoqëruar kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajrami mes shumë debateve. Të rinjtë pohuan se zgjodhën që të protestonin me një arkivol për të treguar simbolin se ‘Drejtësia ka vdekur’.

Ndërkohë edhe në Tiranë ka shënuar dita e 7 e protestës, megjithëse numri i qytetarëve në Sheshin “Skëndërbej” është më i vogël se netët e mëparshme.

Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e situatës, për t’ju paraprirë çdo skenari të kësaj proteste. Mësohet se në terren janë dhe autoblindat dhe njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë se policia është vendosur para kryeminstrisë dhe në rrugët që lidhin këtë godinë, duke shtuar se situata deri më tani paraqitet e qetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme