Të shtëna armësh në Prishtinë

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 09:39 | Nga

Policia njofton se është raportuar për një gjuajtje me armë dje në Prishtinë në rrugën “Demokracia” në ora 22:12.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e vend shikimit.

“Me vonë tre ankues meshkuj K/Shqiptarë janë lajmëruar ne polici dhe kane njoftuar se gjersa ishin në veturë, një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo nuk i kishte qëlluar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme