Të shtëna me armë në lokalin e reperit Noizy, plagoset një politikan

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së Durrësit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperit të njohur Noizy që ka në bregdetin e Durrësit, raporton televizioni ABC News.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Ndërkohë vijon monitorimi i zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ardit Kërtusha është anëtar i Partisë Socialiste në Shqipëri.

Të ngjashme