Të shtunën ndeshja përcaktuese për titull të kampionit, Mitrovica – Feronikeli

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja përcaktuese për titullin e kampionit në Ligën e Femrave ndërmjet KFF Mitrovica dhe KFF Feronikeli, do të zhvillohet me datë 27 qershor 2020 (e shtunë).

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ashtu sikurse në ndeshjet e Ipko Superligës, për shkak të pandemisë edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga Covid-19.

Të dy klubet kishin pikë të barabarta kur u pezullua kampionatin nga 31 pikë, duke marr nga 10 fitore dhe një barazim.

Mitrovica kishte më shumë gola të shënuara, por që kjo nuk u morë për bazë. 

Të ngjashme