“Alphabeti” ia sheh hairin pandemisë, rrit të hyrat për 34 për qind

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

“Alphabet”, pronar i gjigantit Google, ka raportuar të hyra enorme në tremujorin e parë të vitit 2021, pas mbylljes që përjetoi bota si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Kompania ka pasur të hyra prej 55 miliardë dollarësh nga 51 miliardë sa kishte parashikuar. Vetëm në Google Cloud përfitoi 4.05 miliardë, ndërsa në YouTube pati 6.01 miliardë dollarë fitim.

Të hyrat në Google u rritën për 34 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të shkuar. Kompania regjistroi të hyra në reklama prej 44.68 miliardë dollarësh. Në tremujorin e vitit të shkuar kjo shifër ishte 33.76 miliardë.

YouTube pati rritje prej 49 për qind. Ajo u bë “lidere” e pandemisë sa i përket rrjeteve sociale. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati rritje prej 73 për qind sa ishte më 2019 në 81 për qind më 2021.

Në mars, Google prezantoi planet për investime prej 7 miliardë dollarësh në 19 shtete, për të shtuar të paktën 10 mijë vende pune.

Të ngjashme