Instagram bie në të gjithë botën, përdoruesit në alarm

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme përdoruesit e rrjetit social Instagram kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove.

Miliona përdoruesve në të gjithë botën u shfaqej opsioni “5xx server error” duke e bërë të pamundur postimin dhe aksesin në rrjetin social më të popullarizuar.

Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia. Probleme të tilla janë të rralla për Instagramin dhe kanë krijuar panik tek ‘të fiksuarit’ pas rrjeteve sociale.

Deri më tani nuk ka sqarime nga rrejti social për problemin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme