iPad Mini 5 e vazhdon traditën e servisimit të komplikuar

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Apple me sa duket nuk dëshiron që përdoruesit t’i servisojnë dhe riparojnë pajisjet e tyre në shtëpi. Kjo është e qartë pas një përpjekjeje të zakonshme të hapjes së ndonjë produkti të Apple, raporton iFixit.

Në këtë është bindur përsëri sajti i popullarizuar iFixit, i cili në testin e vet të mundësisë së riparimit e kishte iPad Mini 5 të ri. Tableti e mori vlerësimin 2/10 (ku dhjetëshja jepet për servisimin më të lehtë). Për një vlerësim aq të ulët, për pjesën më të madhe, përgjegjëse është sasia e madhe e ngjitësit që është përdorur për ta lidhur pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes, pastaj bateria jashtëzakonisht e paqasshme dhe nevoja e heqjes së butonit Home për ta ndarë ekranin, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, pavarësisht nga vështirësia e servisimit, Apple iPad Mini 5 mbetet një tablet shumë i aftë dhe kompakt. Karakterizohet nga softueri dhe aplikacionet e shkëlqyera, si dhe nga hardueri i mirë në krye me çipin A12 Bionic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme