Kamera e telefonit Samsung Galaxy S10 5G në vendin e parë të DxOMark

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Samsung Galaxy S10 5G është ylli i ri i testeve të kamerave në sajtin DxOMark. Me një rezultat total të DxOmark Mobile prej 112 pikësh, Samsung S10 5G është barazuar me telefonin Huawei P30 Pro për vendin e parë, kur bëhet fjalë për rezultatet e kamerës, raporton DxOMark.

Samsung mbetet prapa dy pikë pas Huaweit në Photo test (kryesisht për shkak të performancës mbresëlënëse të zoom në telefonin P30 Pro, me thjerrëzën e vet telefoto prej 5x), por nga ana tjetër S10 5G këtë e kompenson me një rezultat prej 100 pikësh në Video test.

Ajo që është veçanërisht e habitshme është se S10 5G rezultatin rekord për video e arrin me të njëjtën kamerë si në S10+, e cila i kishte arritur 97 pikë në testin DxOMark Video. Kjo rritje në performancë është kryesisht për shkak të faktit se Samsungu e ka modifikuar modelin e paracaktuar për video incizim në rezolucion 4K, gjë që i përmirëson teksturat dhe rezultatet e tjera, shkruan KOHA Ditore.

Rezultati për Photo i Galaxy S10 5G gjithashtu shënoi përmirësime, kryesisht për shkak se Samsungu e kishte vendosur një thjerrëz primare nga këndi i gjerë në telefoto. Kjo ndihmoi në reduktimin e distorsionit të shkaktuar nga xhirimi i portretit në gjatësi të shkurtër.

Përveç përmirësimeve të sipërpërmendura, rezultatet e kamerës së modelit 5G janë të ngjashme me ato në modelin Galaxy S10+, duke qenë se specifikimet e kamerës kryesore për të dy modelet janë të njëjta. Megjithatë, ekzistojnë disa përmirësime që janë më pak të dukshme, si blici etj. Gjithashtu, S10 5G e ka arritur rezultatin më të mirë testues për kamerën selfie.

Testin e plotë DxOMark të kamerës së Samsung Galaxy S10 5G mund ta gjeni në adresën https://www.dxomark.com/samsung-galaxy-s10-5g-camera-review/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme