Meizu lanson modelin e ri Pro 6 Plus

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 15:04 | Nga

Meizu ka zbuluar telefonin e tyre më të ri, Meizu Pro 6 Plus, pajisje e cila sjell një numër risish nga version origjinal, Meizu Pro 6.

Meizu Pro 6 Plus është i pajisur me ekran OLED të madhësisë 5.7 inç i cili ka rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Pajisja fuqizohet nga procesori Samsung Exynos 8990, RAM memoria prej 4GB dhe bateria me kapacitet prej 3,400 mAh.

Në anën e përparme të pajisjes gjendet kamera me 5MP e dedikuar për ‘selfie’ ndërsa në anën e pasme është e përshtatur kamera me 12MP me lentet f/2.0.

Meizu Pro 6 Plus do të lansohet së shpejti në Kinë dhe lidhja LTE funksionon edhe në vendet tjera të botës. Kështu, pajisja mund të importohet nga Kina në rast se nuk shfaqet në tregjet e vendeve tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme