Rusja kthen Aventadorin në vepër arti me 2 milionë kristale Swarovski

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Një Lamborghini Aventador ka ‘çmendur’ turmën në Londër, vendin ku njerëzit më të pasur në botë shfaqin veturat e tyre super luksoze.

Ky Lamborghini Aventador nuk është vetëm V12 i thjesht, por version Supervelove, që ka vetëm 600 njësi në mbarë botën në formën coupe, transmeton koha.net.

E sikur kjo mos të mjaftonte, një vajzë nga Rusia e ka mbushur atë me plot 2 milionë gurë Swarovski.

Blogerja ruse Daria Radionova është e njohur për vendosjen e gurëve Swarovski në superveturat e saja. Më parë Radionova ka shfaqur edhe një CLS e Huracan të mbuluar me gurë të çmuar të Swarovskit.

Ajo që më parë ishte Lamborghini i kuq u kthye në një vepër arti e stolisur nga gurët Swarovski me 740 kuajfuqi.

Shikoni videon më poshtë nga minuta e 5:57.

Të ngjashme