Telles drejt Juventusit

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Alex Telles, pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit për edicionin 2020/21.

Sajti italian “Calciomercato”, të martën ka raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshje me Tellesin dhe tashmë ka nisur negociatat me Porton për transferimin e tij në verë. Telles 27-vjeçar, së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Porton që i skadon vitin e ardhshëm, për shkak se dëshiron të largohet prej ekipit portugez.

Te Juventusi janë të gatshëm që për kartonin e tij të paguajnë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro. Telles këtë edicion ka dhjetë gola e nëntë asistime në 37 paraqitje për Porton në të gjitha garat. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe Galatasaray e Interi.

Të ngjashme