Temperaturat e larta, edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se edhe ditën e nesërme, do të ketë kufizime në autoudhë për kamionët me peshë mbi 20 tonë.

Kurse në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, shton ministria, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Postimi:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

 NESËR DO TË KETË KUFIZIME NË AUTOUDHË!

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

 Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

 Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar

Të ngjashme