Tenderët njëburimorë të Qeverisë, LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 11:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kërkesë e tyre ka qenë mbajtja e një seance të jashtëzakonshme, lidhur me tenderët njëburimor, raporton Ekonomia Online.

Sipas Gashit, Qeveria Kurti ka dhënë hiç më pak se 350 tenderë njëburimor e që sipas tij kanë burim korrupsioni.

“Më kërkesë të deputetet Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve, u kërkua që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor që i ka dhënë Qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimor konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tender njëburimor janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se si LDK janë të gatshme që kurdoherë që të mbahen zgjedhjet LDK të marr pjesë.

“LDK është në çdo koha është e gatshme që të marr pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai sa i përket diskutimeve në lidhje me manastirin e Deçanit, ka thënë se dhënia e tokës nuk është çështje e komunës së Deçanit por është përgjegjësi e Agjencia Kadastrale.

“Nuk është kompetencë e komunë se Deçanit kjo çështje është kompetencë e Agjencisë Kadastrale”, ka thënë ai.

Të ngjashme