Tensione në protestën para Kryeministrisë në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë për një çadër

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Momente tensioni janë shënuar pak më parë në protestën para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj.

Pas këmbënguljes së protestuesve policët janë larguar, ndërsa qytetarët kanë përsëritur edhe një herë refrenin e kësaj proteste: Rama jepe dorëheqjen”.

Prej 22 ditësh vijon revolta qytetare ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Të ngjashme