Tensione në stërvitje te Interi, përplasen Onana dhe Brozovic

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Seanca e sotme stërvitore te Interi nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Te kampi i “Nerazzurrëve” është parë një përplasje mes Andre Onanas dhe Marcelo Brozovicit, shkruan Gazeta Express.

E gjithë kjo ndodhi derisa skuadra po ngrohej, me Onanan që ndoqi një pasim për Brozovicin dhe u duk se u përplas dhe e shtyu kroatin pas një dueli të vonuar paksa.

Brozovicin duket se e nervozoi ky incident dhe bëri reagimin e tij, teksa të dy lojtarët u ndanë nga shokët e skuadrës përpara se situata të përshkallëzohej.

Ky incident nuk i shërben aspak për mirë Interit, që nesër (e mërkurë) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ndaj Benficas.

Të ngjashme