Tentim vrasja në Malishevë: A fshihet rivaliteti mes linjave të autobusëve pas sulmit?

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Konkurrenca mes linjave të autobusëve mund të jetë një nga pistat kryesore që mund të ketë çuar në sulmin e armatosur që tronditi sot fshatin Pagarushë të Malishevës.
Nga kjo ngjarje e rëndë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një person është ndaluar për 48-orë. Policia njëherësh ka konfiskuar edhe një armë të tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Lidhur me rastin, Policia Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit”, deklaruan nga policia e Gjakovës.

Të ngjashme