Tentim vrasje në Prishtinë

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 13:07 | Nga

Persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri të martën në Prishtinë kundrejt një vetura ku ndodheshin, një burrë e një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se si pasojë e të shtënave në veturë vërehen disa vrima të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Të dy viktimat kanë pësuar lëndime por jo nga të shtënat, por pasi kanë manovruar me veturë me qëllim që t’u shmangen të shtënave.

Të dy janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme