Tenton ta mashtroj Policinë për inskenim të vrasjes

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 10:06 | Nga

Një person nga Suhareka ka tentuar të mashtroj Policinë për një inskenim të vrasjes, i cili raporton në polici se persona të dyshuar kanë shtënë në veturën e tij derisa ishte në lëvizje.

Siç njofton Policia, rreth orës 22:54 minuta, Policia e Suharekës ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në fshatin Gelancë  janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Rreth orës 23:03 minuta policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka pyetur për rastin.

“Një qytetar e ka njoftuar patrullën se përderisa po lëvizte me veturën e tij të llojit ‘Ford’ dikush kishte tentuar ta vriste duke shkrehur disa fishekë dhe dy nga ta e kishin qëlluar veturën në xhamin e pasmë dhe kishin depërtuar  përtej xhamit të përparmë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishekë i pa shkrehur. Me ta pranuar rastin hetuesit policorë kanë nisur me këqyrjen detale të vendit të ngjarjes dhe kanë kuptuar se ka mospërputhje të deklaratës së shoferit dhe provave materiale të gjetura në perimetrin e vendit të ngjarjes”.

“Pas këmbëngulësisë së hetuesve, i dyshuari i sqaron rrethanat e rastit dhe tregon se i njëjti vetë kishte shtënë me armë zjarri të llojit kallashnikovë në veturën e tij dhe se të njëjtën e kishte fshehur në disa shkurre në afërsi të fshatit Popolan”, njofton Policia.

Pas gjetjes së kallashnikovit, policia ia ka bastisur edhe shtëpinë të dyshuarit me ç’ rast e ka sekuestruar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë, 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 1 fishekë i kalibrit 7.65 mm.

Provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme hetimore ndërsa i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë. Mbetet të sqarohen rrethanat se ç ‘e shtyri të dyshuarin të inskenojë kë vepër.

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme