Ter Stegen rinovon me Barçën deri më 2028

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen, edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Barcelonën, ka njoftuar klubi spanjoll të premten.

Me rinovimin e kontratës, Ter Stegen do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2028.

Po ashtu, në kontratën e tij është përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Detajet e tjera nuk janë bërë publike, por mediumet spanjolle kanë raportuar se Ter Stegen ka ulur pagën e tij për ta ndihmuar klubin që është në telashe financiare.

31-vjeçari është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu.

Deri më tani, ai ka regjistruar 379 paraqitje në të gjitha garat për kampionen e Spanjës.

Të ngjashme