Pavarësisht nëse seleksionuesi i Gjermanisë, Joacim Loew ishte duke shikuar apo jo, Marc-Andre ter Stegen dha mesazhin e vet, raporton AP.
Portieri i Barcelonës ishte lojtar i ndeshjes, ndërsa ndihmoi skuadrën kampione të Spanjës që të nxjerrë barazim pa gola në udhëtim ndaj Borussian Dortmundit të martën në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha Ditore.
Ishte ndeshja e parë e Ter Stegenit qëkur e shprehu pakënaqësinë e tij me rolin e zëvendësuesit të Manuel Neuerit te përfaqësuesja e Gjermanisë.
Ter Stegen të martën priti një penallti të ish-bashkëlojtarit të tij te Borussia Moenchengladbachu, Marco Reus dhe bëri po ashtu një numër të pritjeve të tjera spektakolare për të siguruar një pikë për Barcelonën.
Ter Stegen ishte i njohur për aftësitë e tij për të ndalur penalltitë edhe para se të largohej nga Gladbachu e t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2014.
Pritja e tij ndaj Reusit – ku u gjuajt në anën e majtë, e më pas me qetësi kontrolloi topin e dëbuar para se të vinin lojtarët e Dortmundit – ishte e katërta nga gjashtë penalltitë me të cilat u përball në Ligën e Kampionëve.