Tërhiqet shorti për edicionin e ri të Superligës

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve të premten është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave 2023/2024 për Superligë e Kosovës në futboll.

Fillimisht kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja i njoftoi përfaqësuesit e klubeve me procesin e tërheqjes së shortit dhe me hartimin e akteve të reja normative për këtë edicion, si dhe rreth përgatitjeve për fillimin e Ligës U21 dhe formatin e saj, për të cilën do të vlejë kalendari i njëjtë i garave të Superligës, por që do të zhvillohet me 27 xhiro dhe më pas me gara të “play-off”-it.

Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit për javën e parë të Superligës që nis më 12 gusht do të ballafaqohen:

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

Dukagjini – Malisheva

Fushë Kosova – Gjilani

Prishtina – Feronikeli

Të ngjashme