Tërmeti i magnitudës 8.1 godet paqësorin afër Meksikës

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 09:10 | Nga

Një termet i fortë me magnitudë 8.1 ka goditur Paqësorin në bregun jugor të Meksikës, duke lënë të vdekur dy njerëz.

Vërejtjet për një cunami të mundshëm janë bërë me dije për Meksikën, Guatemalen, El Salvadorin, Kosta Rikan, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin.

Dridhjet ishin ndjerë edhe në Meksiko City ku ishte krijuar kaos me njerëz që vraponin nëpër rrugë.

Kohëzgjatja e Tërmetit ka qenë deri në një minutë. Dy vdekjet janë raportuar në shtetin e Chiapas.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme