“Termokosi” shpërndanë mbi 2 mijë test fatura me matje në bazë konsumit gjatë muajit prill

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

2007 test fatura janë shpërndarë me matje në bazë konsumit nga Ngrohtorja e Qytetit “Termokos” për muajin prill.

Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se shpërndarja e test faturave është bërë në zarf, me qëllim mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve.

“2007 test fatura për muajin Prill. Kemi filluar shpërndarjen e test faturave me matje në bazë konsumit, edhe për muajin Prill. Të kujdesshëm që të mbrojmë të dhënat e konsumatorëve faturat janë vendosur në zarf dhe ky do të jetë standardi ynë për të ardhmen! Projektit Prishtina Heatsave, po përmbyllet me një sukses të jashtëzakonshëm në instalimin e pajisjeve të matjes dhe valvulave kontrolluese”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme