Ekonomia Online
FUNDIT

Tetë futbollistë të Prishtinës që rezultuan pozitiv në Gjibraltar, pas ritestimit dalin negativ

Tetë futbollistë të Prishtinës që rezultuan pozitiv në Gjibraltar, pas ritestimit dalin negativ

Të dielën (dje)skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ. Këtë e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Arlind Sadiku. “Prishtina njofton se 8 futbollistet qe dolen pozitive ne Gjibraltar, pas ritestimit kane dale negative”, ka shkruar ai. FC Prishtina […]

Të dielën (dje)skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Arlind Sadiku.

“Prishtina njofton se 8 futbollistet qe dolen pozitive ne Gjibraltar, pas ritestimit kane dale negative”, ka shkruar ai.

FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.

Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.

Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë.

Të ngjashme