Faza e grupeve të Ligës së Kombeve vazhdon sot me tetë ndeshje, të vlefshme për xhiron e parë të edicionit 2026/27. Në program janë disa përballje interesante, me dy superndeshje që zhvillohen në Ligën A. Ndeshjet nisin në orën 18:00, me Gjeorgjia – Irlanda e Veriut dhe Armenia – Letonia, ndërsa në orën 20:45 zhvillohen […]
Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Faza e grupeve të Ligës së Kombeve vazhdon sot me tetë ndeshje, të vlefshme për xhiron e parë të edicionit 2026/27. Në program janë disa përballje interesante, me dy superndeshje që zhvillohen në Ligën A.
Ndeshjet nisin në orën 18:00, me Gjeorgjia – Irlanda e Veriut dhe Armenia – Letonia, ndërsa në orën 20:45 zhvillohen gjashtë përballje të tjera.
Në Ligën A, Italia pret Belgjikën, ndërsa Turqia përballet me Francën. Po në këtë orar, Hungaria luan ndaj Ukrainës, Polonia pret Bosnjë-Hercegovinën, Suedia përballet me Rumaninë, ndërsa Mali i Zi luan ndaj Qipros.
Ndeshjet e sotme:
18:00
- Gjeorgji – Irlandë e Veriut
- Armeni – Letoni
20:45
Itali – Belgjikë
Turqi – Francë
- Hungari – Ukrainë
- Poloni – Bosnjë-Hercegovinë
- Suedi – Rumani
- Mali i Zi – Qipro
















