Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Tetë gra janë kanosur, sulmuar apo rrahur fizikisht gjatë ditës së djeshme nga persona të dyshuar meshkuj.

Rastet kanë ndodhur në rajonin e Dukagjinit, ndërsa raste të tjera janë raportuar edhe në Prishtinë dhe Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar ose janë shoqëruar në polici.

“Rahovec / 27.05.2026 – 06:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Me vendim  të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

  • Gjakovë / 27.05.2026 – 15:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Pejë 27.05.2026 – 01:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Istog  27.05.2026 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim  të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Pejë 27.05.2026 – 11:00.Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është vazhdon të hetohet.
  • Deçan 27.05.2026 – 10:30.  Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull kosovar dhe një femër kosovare) nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave (një femre kosovare dhe një mashkulli kosovar). Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
  • Pejë 27.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj  viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 27.05.2026 – 00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë  të rregullt”. 

Të ngjashme