Avokati Taulant Hodaj, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, porse, ai mund të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim për shkak të rastit të dytë.
Hodaj, ka shtuar se kjo mund të ndodh për shkak se ndaj Thaçit ka vendim për paraburgim edhe për rastin e dytë.
‘’Mundet me ndiku, nëse lirohen të gjithë atëherë duhet të lirohen nga ky rast, të lirohen nga paraburgimi, por zoti Thaçi nuk mund të lirohet pa u marrë vendim edhe për rastin e dytë. Ka vendim për paraburgim edhe për rastin e dytë. Tash sa e di e ka deri në fund të shtatorit, por ajo është çështje muajsh’’, ka thënë Hodaj i ftuar në Frontal në T7.