Thaçi: Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, duhet të jap llogari

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Krushës së Vogël në 20-vjetorin e rënies së 102 personave të vrarë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha së forcat serbe në vitin 1999 kishin kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë.

“Sot jemi mbledhur bashkë në Krushë të Vogël për të nderuar 113 martirë e për të kujtuar 13 mijë viktimat e terrorit të luftës së Serbisë. Sot kujtojmë mijëra qytetarë të Kosovës që u vranë vetëm se ishin shqiptar”.

“Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s forcat serbe intensifikuan krimet, Serbia ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Me 25 26 27 mars ndodhi masakra më e madhe ku pësuan 243 persona.”

Kryerësit e këtyre veprave sipas presidentit Thaçi do japin përgjegjësinë e tyre para drejtësisë, raporton EO.

“Shumë prej jush këtu i keni humbur më të dashurit tuaj para 20 vitesh ne nuk do harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia herët a vonë kryerësit e këtyre krimeve do japin përgjegjësi. Zëri juaj lotët e juaj e dhimbja flet më tepër se çdo fakt tjetër”.

“Të gjitha institucionet e vendit do jenë të angazhuara të zbardhin fatin e të pagjeturve. Sot përballë kemi po të njëjtit njerëz të cilët janë të instaluar në Beograd dhe nuk duhet të presim asgjë nga ta”.

20 vite më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Për dy ditë Krusha e Vogël humbi 102 persona. Ditën e parë më 25 mars ka humbur nëntë persona, ndërsa ditën e dytë, më 26 mars, ka humbur edhe 102 persona.

Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit u vranë nga forcat serbe.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Mbahet tubim përkujtimor në Krushë të Vogël të Rahovecit. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 26, 2019

Të ngjashme